Shfarroset familja ne Lezhe

Një ngjarje e rëndë, e konsideruar e papreçedentë nga autoritetet, është verifikuar mbrëmjen e së hënës në Lezhë, ku anëtarët e një familjeje janë gjetur të vrarë.
Sipas informacioneve të fundit të burimeve policore lokale, viktimat janë dy bashkëshortët dhe djali i tyre, të cilët janë vrarë teksa ndodheshin pranë banesës, në fshatin Blinisht.
Burimet sqarojnë se nga kontrollet paraprake viktimat rezultojnë të jenë shtetasit Rrok dhe Mira Gjoka, si dhe djali i tyre Fatjoni.
Sipas burimeve, agjentët e anti-krimit kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe fillimisht dyshohet që masakra të ketë ardhur nga konflikti i VrasjeDosjet e Aldo Hoxhës Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus Vrasje e dyfishtë në Pogradec familjes Gjoka me një fqinjin e saj.
Divjakë, vritet në mes të qytetit i riu
Ndërsa pak orë më parë, gjatë pasdites, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Divjakë, ku një i ri 30-vjeçar u vra me armë zjarri në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve policore, viktima u identifikua si shtetasi Fatos Bello, i cili vdiq në vend nga plagët e marra.
Autoritetet lokale njoftuan se uniformat blu, nga dëshmitë e para të mbledhura në vendin e ngjarjes, arritën të identifikonin autorin e krimit.
Ai është shtetasi Shaban Lleshi, 50 vjeç, që sipas hetimeve paraprake të agjentëve të anti-krimit dyshohet ta ketë vrarë Bellon për motive të dobëta. Një operacion policor u organizua për kapjen e tij.
Javët e fundit në Shqipëri kanë qenë një ferr i vërtetë për sigurinë e qytetarëve. Vrasje makabre, sherre në familje të përfunduara me mort dhe gjithëfarëlloj shkaqesh, nga më banalet deri te më madhoret, kanë marrë jetë njerëzish.