E Diel, 1 Nëntor 2026

Të Drejtat e Njeriut, Sequi: Shqipëria, në zhvillim e sipër për garantimin

Ka startuar mbrëmjen e së hënës edicioni i shtate i Festivalit te Filmit te te Drejtave te Njeriut (IHRFFA). Për 6 ditë me radhë Akademia e Filmit “Marubi” do të kthehet në një arenë të vërtetë festive nga data 24-29 shtator. 32 filma janë përzgjedhur nga më shumë se 300 filma të ardhur nga e gjithë bota, të cilat do të sjellin tema të mprehta shoqërore.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë “Marubi”, Kujtim Çashku e veçanta e këtij edicioni të 7 është, shfaqja e tre filmave qe kanë lidhje drejtpërdrejt me vendin tonë, sic është "Martirët" i Sajmir Kumbaros, që sjell dëshmi tragjike nga krimet e komunizmit, "Rugëtimi i Gjatë" i regjizores Zvicerane Clara Ott si edhe filmi "Kanuni" i regjizores italiane Rebbeca Basso që sjell tablo rrenqethëse të gjakmarrjes në Shqipëri.
 Ndërsa i ftuar në këtë event, ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, teksa i ka vlerësuar pjesë të 12 kritereve të BE për statsusin kandidat, tha se Shqipëria është në zhvillim e sipër lidhur me cështjen e garantimit të të Drejtave të Njeriut.

“Një e drejtë nuk është diçka që ta jep dikush, por diçka që e fiton. Kinemaja është një nga mjetet kryesore për të kuptuar se pse të drejtat e njeriut janë të rëndësishme. Filmat prekin zemren tonë, dhe zgjojnë të parit tonë, ndricojnë mënyrat sesi i shohim gjërat dhe kjo ka rëndësi për të drejtat e njeriut. Të drejta janë të lidhura ngushtësisht me lirinë. Të drejtat e njeriut janë pjesë e 12 prioriteteve të BE dhe do pasqyrohen në progress-raportin për statusin.Shqipëria është në zhvillim e sipër lidhur me këtë cështje. Do donim të shihnim një zbatim më efikas të tyre. BE është i përkushtuar terësisht jo vetëm në politika, por dhe plane konkrete. Më shumë se 5 milionë euro janë dhënë nga BE për Shqipërinë gjatë viteve të fundit vetëm për të drejtat e njeriut. Është një mënyrë për të arritur mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Filmi është një fill i kamerave dhe kamerat janë një mjet shumë i fuqishëm për përcjelljen e mesazhit, kam besim që ky festival do të na ndihmojë për të reflektuar në mbrojtje të të drejtave të njeriut”tha Sequi.
 

Aktiviteti do të përmbajtje ne programin e tij forume, debate dhe grupe muzikore vendase dhe të huaj të cilët do të japin çdo natë koncerte të muzikës alternative.

Emocionet e vazhdueshme dhe panorama të plota të këtij aktivitetei do të pasqyrohen në “Ora News”, e cila është media partner kryesor për ketë eveniment.
 

Ne ceremonine e hapjes pervec disa prej regjisoreve, të cilët konkuronin me filmat e tyre, ishin të ftuar edhe kryetari i bashkise se kryeqytetit, Lulzim Basha, si dhe Trupi Diplomatik i akredituar ne Tirane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›