Shfrytezimi i kapaciteteve rajonale - shans per turizmin

Sadik Malaj kryetar i Unionit te Operatoreve Turistike Shqiptare UOPSh e shikon bashkepunimin rajonal si nje baze suksesi per te gjitha vendet. Ai ne nje bisede me DW i referohet kater shteteve kufitare Shqiperise Malit te Zi Kosoves dhe Maqedonise te cilat sipas tij veprojne si nje unitet turistik nga njera ane dhe si nje treg komplementar nga ana tjeter. Ne rast se per Malin e Zi perparesi eshte turizmi i reres dhe detit per Shqiperine eshte trashegimia kulturore unike per Kosoven e Maqedonine eshte natyra atehere kjo krijon atraktivitet per ti shkelur keto kater vende thote Malaj per DW.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sadik Malaj kryetar i Unionit te Operatoreve Turistike Shqiptare
Mbi kete baze kater organizatat tona UOPSh-i i Shqiperise Shoqata e Operatoreve ne Kosove Dhoma Ekonomike per Turizmin e Maqedonise dhe Shoqata e Turizmit e Malit te Zi kemi krijuar organizaten per turizmin rajonal si nje organizate ombrelle ne menyre qe te koordinojme veprimtarite tona ne kete fushe.
Permiresimi i infrastruktures - nje domosdoshmeri
Sipas Sadik Malajt duke studiuar kerkesen qe vjen nga operatoret europiane ajo eshte e kombinuar dmth qe kerkohet te behen tur-e ne disa nga shtetet tona me stacione te ndryshme ne territoret perkatese. Ne marrim shume grupe turistike qe na vijne nga keto vende qofte me nje dite ose me shume. Gjate sezonit te veres prurjet turistike qe kemi nga vendet e rajonit vetem nga Mali i Zi hyjne 60 mije turiste njeditore ne Shqiperi dhe me shume se 50 mije vijne nga Korfuzi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Alpinizem mes Kosoves e Shqiperise
Eksperte te Unionit te Operatoreve Turistike Shqiptare shikojne si domosdoshmeri per permiresimin e kushteve infrastrukturore ne pjesen e Alpeve ku ende mungojne shume rrugekalime e shtigje qe nevojiten per kapercimin e vizitoreve nga njeri shtet tek tjetri. Vetem hapja e njeres prej pikave te kalimit kufitar ajo mes Ceremit Shqiperi dhe Plaves Mal te Zi ka tre vite qe ka mbetur pezull. Frymes se bashkepunimit qe kane shoqatat e zhvillimit te turizmit duhet ti pergjigjen autoritetet zyrtare te vendeve te rajonit per te krijuar sa me shume lehtesi dhe nxitje te investimeve ne sektore specifike.
Larmia qe sjell Ballkani duhet shfrytezuar per turizmin
Dr. Zenel Shalari pedagog per Ekonomine e Turizmit mendon se rajoni i Ballkanit perben nje set kurioz per turistin europian apo nga kontinente te tjera te globit. Ka stacione shumengjyreshe te cilat ngacmojne shijet dhe preferencat e vizitoreve thote dr. Shalari per DW. Eumlshte nje rajon shume i diversifikuar dmth per nje turist ekzotik ate qe gjen ne Shqiperi nuk do ta gjeje ne Maqedoni ne Serbi Mal te Zi apo ne Greqi dhe keshtu me radhe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zenel Shalari pedagog per Ekonomine e Turizmit
Eumlshte nje rajon interesant dinamik me shume kultura me shume perplasje me shume gjalleri me shume ngrohtesi. Ne Ballkan njerezit jane shume miqesore vecanerisht me te huajt. Une do ta mendoja qe ketu eshte dhe suksesi. Nese do ti mendonim shtetet si lsquokioska me vete atehere kjo do ta vecoje do ta ngushtoje e rrudhe klientelen europiane apo me gjere.
Mexhit Zogu operator turistik kryesisht per turizmin malor dhe ate te aventures e shikon celesin e suksesit tek bashkepunimi me pushtetin lokal.
Jane nje sere problemesh ose pengesash per te cilat mund te jape zgjidhje praktike dhe ne nje kohe te shkurter direkt pushteti lokal thote ai per DW. Qe te krijohet nje infrastrukture e nevojshme per ti bere balle fluksit te viztoreve te huaj.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mexhit Zogu operator turistikKemi parasysh me shume ketu rruget qe jane te demtuara sidomos ne zonat malore dhe pushteti vendor duhet te punoje ne kete drejtim ne bashkepunim me qeverine qendrore sepse duhen fonde qe te perballohen veshtiresite qe kane rruget kryesisht ne zonat rurale.
Gjithashtu per operatoret turistike te zonave malore nje mbeshtetje konkrete do te ishte kreditimi me terma te bute ose afatgjate per ristrukturimin e bujtinave dhe vendqendrimeve tradicionale qe jane mjaft terheqese dhe argetuese per vizitoret vendas e te huaj.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi