E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja e ambasadoreve takime te vecanta me Ramen e Berishen

Vendosja e dialogut politik mes paleve, kane qene ne qender te takimeve qe perfaqesuesit diplomatik ne Tirane kane mbajtur me dy kreret e politike sshqiptare, kryeministrin Berisha dhe kryetarin e opozites Edi Rama. Ambasadori i BE ne Tirane, Etore Sequi, ai i OSBE-se Eugen Wollfarth dhe numri dy i ambasades amerikane Debora Jones ishin ne zyren e kryeministrit Berisha. Njoftimi zyrtar i kryeministrise thote se kreu i qeverise i njohu tre perfaqesuesit nderkombetare me qëndrimin e demokrateve per bashkëpunimin me opoziten.

Njoftimi thote se kryeministri u rikonformoi ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qene tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE, të cilat  kërkojnë konsensus të gjerë.  “Megjithe refuzimin qe ftesa jone morri nga ana e opozitës, mbetemi të hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor” eshte shprehur kryeministri,  sic thote njoftimi zyrtar.

Me heret, tre diplomatet ishin ne zyren e kryetarit te opozites Edi Rama. Takimi nuk eshte zbardhur nga partia me e madhe ne opozite, por ai vjen ne nje moment kur selia roze nuk  i ka kthyer nje pergjigje zyrtare Partise Demokratike per propozimin e kesaj te fundit per reformimin e kodit elektoral. Selia roze ka vene si kusht te uljes ne tryezen e bisedimeve me demokratet, pranimin e vjedhjes se mandatit te kryetarit te bashkise se Tiranes. 

Takimet e ambasadoreve me kreret e politikes vendesave mbahen gjithashtu nje dite perpara bisedimeve Shqiperi - BE, ku do te hidhen piketat si cili do te jete opionioni i Brukselit ne tetor per statusin e kandidatit, per te cilin nderkombetaret kane qartësuar politikanet e larte shqiptar se dialogu ne vend eshte kriter thelbësor.

Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e martë , 19 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›