Shfrytëzuan minorenen, pranga tre shtetasve
Sipas policisë, ata akuzohen për trafikim të miturish. Kështu, është arrestuar shtetasi Bledar Uka , 20 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të vjedhjes, Dritan Uka, 22 vjeç, lindur në Lezhë e banues me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar me pare për veprën penale të vjedhjes, si dhe T.T, 16 vjeç, lindur në Lezhë e banues me banim të përkohshëm në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Bazuar në të dhënat operative që dispononte Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, ka rezultuar se këto shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kane trafikuar për qëllime prostitucioni duke e detyruar me forcë, një shtetase të mitur 15 vjeçare nga qyteti i Durrësit, të cilën e shfrytëzonin në zonat e periferisë dhe qendër të Tiranës për qëllime prostitucioni.