Skandal tek Tirana, kapet celulari i trukimit!
Tirana gjithmonë ka treguar se di të “gatuajë” rrëmujë, të bëjë zhurmë mediatike e më pas të gjejë fajtorin e të marrë masa drastike.
Deklarata e Starovës dy ditë pas ndeshjes, se lojtarët kanë toleruar qëllimisht, ka bërë që në kampin bardheblu situata të ndërlikohet. Askush nuk e di se për cilin futbollist e ka pasur fjalën trajneri dhe të gjithë kanë të drejtë të dyshojnë tek njëri-tjetri.
është përcaktuar që sot pasdite, të zhvillohet një mbledhje në “Vila Gold”, në të cilën pritet të zbardhen fajtorët e të merren masa. Në krahun tjetër të gjithë futbollistët janë në pritje. Në kafen e jashtëzakonshme, së bashku pas kthimit nga Holanda të gjithë kanë nisur të diskutojnë për të gjetur fajtorin.
Për më tepër, prej ditësh shohin me dyshim edhe atë që kur qëndrojnë të grumbulluar i qëllon ta kenë shok dhome. Ajo që të gjithë përflasin dhe i bën të besojnë që diçka ka ndodhur në Utreht është një telefon celular që njëri nga futbollistët e ka mbajtur të hapur para dhe në pushim të takimit.