E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou "thumbon" Interin: Janë të fortë, por jo më të mirët

“Janë një grup fantastik, edhe në aspektin njerëzor. Por nuk ishin skuadra më e fortë, prandaj isha i detyruar të punoja dyfish. Kishte lojtarë me tituj të ndryshëm mbi supe, por shumë prej tyre nuk kishin arritur as në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”, pohoi Mourinjo në një intervistë për televizionin spanjoll “Tvi”, duke shtuar: “Jam në Madrid sepse më pëlqejnë sfidat”.

Më tej tekniku nga Setubali ka lënë të kuptohet se vendimin për të lënë Milanon e mori si nevojë për të kërkuar stimuj të rinj. “Presionet më kanë pëlqyer gjithnjë dhe Reali i Madridit është një sfidë që plotëson kërkesat e mia”, shtoi Mourinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›