Qumështi i gjirit faktor kryesor për rritjen mendore të fëmijëve
Është ende një mister përbërësi magjik por nuk ka asnjë dyshim se ushqyerja me qumështin e gjirit i bën foshnjat më inteligjentë. Konfirmimi vjen nga Arkiva e Psikiatrisë së Përgjithshme nga Michael Kramer i Universitetit McGill dhe në të njëjtën kohë edhe nga spitali Pediatrik i Montrealit. Qumështi i nënës u quajt si një prekje e shenjtë për të sapo lindurit, dhe jep një efekt pozitiv edhe në kohë të gjatë në shëndetin e fëmijëve. Sipas studiuesve për ta është ende mister përbërësi kryesor i qumështit të gjirit që jep efekte të tilla. Ata mendojnë që është një tip i veçantë yndyre ose edhe një faktor i ndryshëm që ndihmon në rritje që në qumështit e tjerë nuk gjendet. Në të njëjtën kohë psikologët mendojnë se ky ingredient sekret zhvillohet në momentin që nëna ushqen fëmijën e saj.