E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfytëzimi i fëmijëve, 500 raste të identifikuar

Me qindra fëmijë në Shqipëri kanë pothuajse të njëjtën histori shfrytëzimi, ata enden rrugëve për të lypur apo për shitur ato pak gjëra për mbijetesë. Sipas statistikave të dhëna nga rrjeti i shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, numërohen 500 të mitur që shesin apo lypin në rrugë. Por edhe ata që kanë qënë viktimë të trafikimit apo janë ndier në rrezik janë të shumtë. Të dhënat në këtë rast flasin për 1200 të strehuar për trajtimin në 8 qëndra rehabilituse.
Përballë ketij fenomeni të frikshëm kur shirat janë ende të larta, Ministria e Bredshme, ajo e punës dhe Bashkia kërkuan bashkëpunim për reduktimin e trafikimit.
Qeveria dhe bashkia kërkojnë të rrinsin numrin e qëndrave sociale dhe shërbimeve për të riintegruar këta fëmijë dhe ato femra të cilët janë viktima të trafikimit apo shfrytëzimit për punë të rënda për moshën që kanë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›