E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shi meteorësh në Rusi, 500të plagosur, dëmtime në 6 qytete

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Rusia sot në mëngjes VIDEO/Pasojat VIDEO/Të plagosurit Në mbrëmje asteroidi i afrohet tokës MOSKE - Një seri shpërthimesh në qiellin e Uraleve, shkaktuar nga një shi meteorësh, ka ngjallur panik dhe frikë në 6 qytete të mëdha të Rusisë mëngjesin e sotëm. Mediat ruse raportuan se ndërtesat u tundën, dritaret u thyen dhe celularët nuk punuan më. Çatia prej 600m2 e një fabrike zinku, u shemb e tëra.

Shiu i meteorëve në mëngjesin e sotëm nuk ka arritur deri në tokë, por shpërthimet në ajer kanë qënë aq të fuqishme sa kanë shkaktuar dëme materiale nëpër banesa dhe ka pasur persona të plagosur.
Video amatore treguan rënien e meteorit nëpër qellin e rajonit lindor të Chelyabinsk-it, ku lanë gjurmë të madhe të tymit dhe një dritë intesive.

Disa meteoroitë, pjesë të meteorëve, kanë rënë në një rajon me popullim të rrallë, pjesë e rajonit i cili gjendet në pjesën lindore të Malit Ural, afër Kazakistanit.

Mediat ruse çdo minutë përditësonin lajmin duke shtuar dhe numrin e të lënduarve. Informacioneti e fundit të Ministrisë së Brendshme ruse flasin për  524 të lënduar mes tyre 82 fëmijë.  Dy persona janë në terapi intensive ndërsa 32 të rritur dhe 12 fëmijë u mjekuan  në spital

Rreth orës (09:20) zyrtarët rusë, të cituar nga AFP, bënë të ditur se mbi 250 vetë janë plagosur dhe 3 prej tyre, më rëndë.

Nuk është informuar për dëme serioze, ndërsa pjesa më e madhe të personave janë lënduar nga thyerja e xhamave, shkruante faqja online Russia today

Dëshmitarët treguan se kishin ndjerë një presion shtytës dhe shpërthime mbi kokat e tyre teksa objektet nga lart përplaseshin në tokë.

Fenomeni atmosferik u regjistrua në qytetet e Chelyabinsk, Yekaterinburg,Tyumen dhe në veri të Kazakistanit.

Në Chelyabinsk, zona më e goditur, dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte aq i lartë se ai i ngjante një tërmeti dhe rrufeje; në të njëjtën kohë, shtëllunga tymi përshkuan qiellin. Të tjerë thanë se kishin parë edhe objekte të djegura të binin në tokë.

Policia në rajonin e Chelyabinsk-ut është në gadishmëri të lartë dhe mësohet se ka një plan të emërtuar 'Kalaja' për të shmangur pasojat.

Sipas një burimi të pakonfirmuar meteorët u diktuan nga një njësi e mbrojtjes ajrore në bazën Urzhumka pranë Chelyabinsk. Fragmente të meteorit kanë shpërthyer në një lartësi prej 20 kilometra.

DEMTIMI I FABRIKES, SHEMBET ÇATIA 600 m2
Zona më e prekur nga meteorët është qyteti Chelyabinks. Aty raportohen se është numri më i madh i të plagosurve. Sipas raporteve të para, nga përplasja me murin e një fabrike zinku, u shkëput lidhja telefonike dhe e internetit të qytetit. Ministria e Emergjencave njoftoi se 20 mijë punëtorët e rrezikuar u larguan. Tri helikopterë u dërguan për të mbikqyrur zonën dhe përcaktuar dëmet e mundshme.

(Foto: Fabrika e shembur nga meteori)

ÇFARE ESHTE METEORI
Një meteor është një copë e shkëputur nga objekte hapësinore të tilla si asteroide apo kometa, me madhësi fare të vogël deri dhe gjigand. Kur një meteor bie mbi tokë, kalimi i tij në atmosferë shoqërohet me djegie dhe një fashë drite, duke formuar kështu një top të zjarrtë të njohur si meteor ose yll në rënie.

(Foto: Xhamat e thyera te ndertesave)

EKSPERTJA NE TV A1 REPORT!: METEORËT TË PARASHIKUESHËM, PAKUJDESI E RUSISË
Në një bisedë në studion e A1 REPORT, me gazetaren Mira Kazhani, Genta Rexha, Inxhiniere aero hapësinore ngre pikëpytje në faktin e mos parashikimit të rënies së meteorëve. Sipas saj eksizstojnë programe shumë të sakta të cilat parandalojnë dicka të tillë ose arrijnë që të devijojnë rënien e tyre në zona të pabanuara.

“Meteorët janë të parashikuar. Një fenomen i tillë mund të jetë lejuar ndoshta edhe për të krijuar idenë se ekzistojnë jashtëtokësorët.” Ajo shprehet se është shqetësuese fakti që meteorët kanë mbërritur shumë pranë tokës, pasi lëvizja e tyre është e përllogaritur në mënyrë tepër ekzakte dhe dyshon që një fenonem i tillë mund të ndodhte në Amerikë.

(Foto: Qytetet ku ra shiu i meteoreve)

(Lajm në përditësim)

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›