Pistorius vret te dashuren
“Çfarë keni planifikuar për Shën Valentin?”. Ky ishte një prej mesazheve në tëitter të Reeva Steenkamp.
Gjithçka që modelja kishte menduar për vete, përfundoi keq.
I dashuri i saj, Oscar Pistorius, ka zbrazur katër plumba drejt saj. Njëri depërtoi në kokë, tjetri e goditi në dorë, ndërsa dy dolën huq.
Atleti që tronditi konceptin e normales dhe garoi në Olimpiadë pa këmbë, akuzohet për vrasje në Afrikën e Jugut.
Dukej si një aksident. Madje, përpara hetuesve, Pistorius ishte justifikuar se e kishte ngatërruar me një grabitës. Shtëpia e çiftit në lindje të Pretorias ishte në një zonë vilash luksoze, por fare pranë lagjeve ku lulëzon krimi.
Megjithatë, policia ka nxjerrë versionin e saj të fakteve dhe e akuzon sportistin për vrasje me qëllim.
Fqinjët kanë dëshmuar se në ditën e vrasjes, kishin dëgjuar zënka dhe zhurma.
Ndryshe nga imazhi që transmetoi në botë, me kapucin e bluzës që i mbulonte kokën, Pistorius u largua nga stacioni i policisë pas fazës së parë të marrjes në pyetje.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa sipas burimeve, në momentin e krimit atleti nuk ishte në vete, pas një dite të mbushur me debate të dhunshme.