E Diel, 1 Nëntor 2026

Shifra negative të ekonomisë, thellohet defiçiti buxhetor, rriten shpenzimet qeveritare

Thellohet defiçiti buxhetor si rezultat i tejkalimit të ndjeshëm të shpenzimeve publike në prag të zgjedhjeve si dhe si pasojë e mosrealizimit të një pjese të të ardhurave buxhetore dhe tatimore. Për 4 muajt e parë të vitit 2009 defiçiti buxhetor është tejkaluar me rreth 6 miliard lekë ndërsa borxhi i bredndshëm është kaluar me 1.3 miliard lekë është shprehur Gjergj Teneqexhi, ekspert ekonomie. Nga ana tjetër buxheti i shtetit në këtë prag fushate ka disbalancime të theksuara duke qënë se janë tejkaluar shpenzimet e personelit si dhe shpenzimet kapitale ka thënë analistja ekonomike Adriana Berberi. 4- mujori i parë i këtij viti ka reflektuar edhe një tkurrje të importeve dhe eksporteve ndërkohë që defiçiti tregëtar thellohet për këtë periudhë me 2.3%. kanë qënë këto disa konstatime për vështirësitë që po has ekonomia shqiptare të cilat një sërë ekspertësh ekonomie midis tyre edhe Selim Belortaja i kanë shjprehur gjatë një conference të realizuar nga fondacioni Sorros.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›