E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Air France" kompenson familjet e viktimave

"Air France" ka vendosur të kompensojë familjet e 228 personave që vdiqën në bordin e avionit të saj të rrëzuar mbi Atlantik. Kompania franceze do të paguajë një shumë prej gati 24.000 dollarësh për secilën prej viktimave, por insistoi që kjo të mos merret si shenjë e pranimit të përgjegjësisë nga ana e saj. Airbusi A330, i nisur nga Rio de Janeiro drejt Parisit, u zhduk nga radarët teksa fluturonte në një zonë me turbulenca ajrore. Anije braziliane dhe ato franceze vazhdojnë kërkimet për trupat e copat e tjera të avionit, ndërsa shkaqet e aksidentit vazhdojnë të mbeten një mister.
Kutitë e zeza të avionit, që mund të kenë çelësin e përgjigjeve të shumëkërkuara mbi arsyet e aksidentit të frikshëm, nuk janë gjetur ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›