UET,konferencë për sfidat e turizimit në Mesdheun lindor
"Prirjet dhe sfidat e turizimit në rajonin e Mesdheut lindor" ka qënë tema e komferencës të organizuar në Universitetin Europian të Tiranës. Rektori i këtij universiteti, Ardian Civici u shpreh se duke marrë shkas nga kriza ekonomike globale ecuaria që do të ketë sektori turistik në vendet mesdhetare në këtë sezon nuk është e sigurt dhe mbetet për t'u parë.
Në vazhdim janë bërë prezantime duke u paraqitur plane dhe studime të bëra në vendet e rajonit dhe ato kufitare me Shqipërinë siç janë Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Një ndër konstatimet e dala ishte se turizmi edhe në vendin tonë po zhvillohet dita - ditës dhe është një sektor që sa vjen dhe po zgjerohet.