E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak Zbulohen predha në një shtëpi të pabanuar.

 
 
Policia e qytetit të Shijakut ka zbuluar 7 predha të paplasura në një shtëpi të braktisur. Menjëhërë pas zbulimit të tyre është bërë i mundur izolimi i vendit dhe është kërkuar ardhja e forcave të xhenios për të bërë ç'montimin e tyre. Mësohet se kërkesa e bluve të Shijakut është dëgjuar menjëherë dhe drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e xhenios. Predhat ndodhen në një nga lagjet më të populluara të Shijakut, jo shumë larg Gërdecit. Gjetja në kohë e tyre ka shmangur një tjetër tragjedi të mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›