E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali- Në prill bashkime familjare edhe përmes internetit.

 
Emigrantët shqiptarë që jetojnë në itali dhe janë tashmë të legalizuar do të mund të tërheqin familjarët e tyre përmes aplikimeve me internet.Është një projekt i fundit i ministrisë së Brendshme italine që iu jep akses emigrantëve të aplikojnë onlinë për bashkime familjare.Sipas Specialistit për Emigracionin në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Durim Hatibi mendohet që ribashkimet familjare do të realizohen përmes internetit. Kjodo të thotë se në një farë mënyre dalin "jashtë loje" letrat rekomande të ditëve të sotme. Këto të fundit,tani  për tani, personi që kërkon bashkim familjar, duhet t'i dërgojë pranë Soprtelit Unik mbi emigrimin sipas vendbanimit të tij.
Sipas burimeve zyrtare të cilave iu referohet specialisti, javën e ardhshme do të nisë kolaudimi i këtij sistemi informatik. Objektivi i tij primar është verifikimi nëse do të ecin sipas planifikimit. Më tej do të nisë zbatimi i këtij programi të ri që sipas parashikimeve përkon me ditët e para të muajit prill.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›