E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, 33-vjecari u gjet i vdekur në kanal, pista kryesore larje hesapesh

SHIJAK- Një ditë pas vrasjes me armë zjarri automatik të 33-vjeçarit, Gentian Koka, policia e qytetit bregdetar ka shoqëruar 10 persona, që mund të kenë dijeni për ngjarjen me qëllim dhënien e detajeve për zbardhjen e këtij krimi, ndërsa ka ngritur disa pista mbi motivin e saj.

Vrasja e 33-vjeçarit, sipas grupit hetimor mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij, për shkak se viktima ishte person i njohur në botën e krimit. Larje hesapesh është pista më e fortë, ku është përqëndruar grupi hetimor. Mbi viktimën, Gentian Koka gjatë viteve të fundit kanë rënduar një sërë akuzash, si armëbajtje pa leje, konfliktet e ndryshme, prishje e rendit e qetësisë publike dhe trafikimi i lëndeve narkotike, vepra për të cilat ai ka kryer katër vite burg.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, policia bën me dije se rezultoi se viktima është qëlluar me armë zjarri rreth orës 23:00, të së premtes në lagjen “Baromet” në Sallmone në Durrës, ndërsa ishte duke shkuar për në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 56 kalibër 7,62 mm.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›