E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, zjarr i madh në fshatin Mengel, Zjarrfikësit: E pamundur ndërhyrja

Elbasan- Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e së shtunës masivin e pishave, në fshatin Mengël të Komunës Labinot Fushë, në rrethin e Elbasanit, duke djegur të paktën 20 rrënjë pisha

Të mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivat e Shërbimit Zjarrëfikës të Elbasanit bënë të ditur se, terreni i thyer në këtë zonë vështirësoi më shumë situatën e krijuar, ndërkohë që në ndihmë të tyre shkuan banorët e fshatit, të cilët ndihmuan me mjete primitive për shuarjen e flakëve, te cilat te favorizuara nga era u përhapen me shpejtësi.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje banorët për të bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes. Një ndër shkaqet mendohet të jetë zjarrëvënia e qëllimshme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›