E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak arrestohen 2 shperndares droge

SHIJAK-Forcat e Policise se Durresit ndaluan sot ne oret e para te mengjesit dy te rinj nga Shijaku pasi iu gjeten 861 gram lende narkotike e dyshuar si kokaine dhe canabis sativa e gatshme per shitje.
Burime zyrtare nga drejtoria e policise se qarkut bene te ditur se nje sasi prej 834 gram lende e dyshuar si kokaine ishte fshehur ne dy kuti plastike te cilat ndodheshin mes mallrave ushqimore ne shtepine e 34-vjecarit Florint Keci nga Shijaku.
Burimet thane se Forcat e policise ushtruan kontroll edhe ne bagazhin e automjetit tip Volksvagen me targa DR 0119 E qe drejtohej nga 17-vjecari O.C. ne te cilen u gjet sasia prej 2433 grame lende e dyshuar si Cannabis Sativa dhe 27.2 gr lende e dyshuar si kokaine. Me pas gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e 17-vjecarit ne Shijak u gjet dhe sekuestrua edhe nje arme zjarri automatik model 44 se bashku me dy krehera dhe 31 cope fisheke.
Operacioni i koduar Finish ishte paraprire nga nje tjeter aksion i policise i cili coi dje ne pranga nje student nga Durresi qe pasi transportonte lenden narkotike canabis sativa drejt Korces e tregtonte ate ne mjediset e universitetit Fan Noli ne qytetin juglindor.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›