E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet nisin evakuimet ne Shkoder

Rreshjet e panderprera gjate gjithe nates kane perkeqesuar situaten e permbytjeve ne zonen e Shkodres. Dalja nga shtrati i lumit Buna ka permbytur lagjet Xhabije Bacallek Ajasem ku jane evakuuar 6 familje ne lagjen livadhe 10 familje dhe harku i Berdices eshte i pakalueshem per automjetet e uleta.

Ne qytetin e Shkodres uji ka arritur ne mbi 30 cm ndersa zonat qe prej ditesh jane nen uje Oboti Ana e Malit Dajci e Velipoje ku niveli eshte rritur ndeshem duke e kaluar 1 meter.

3 komunat Oboti Ana e Malit dhe Dajci jane te izoluar nga uji dhe komunikimi me to behet vetem me automjete ushtarake duke kryer furnizimin me uje ushqime dhe medikamente.

Situata mbetet kritike ne te gjithe qarkun per shkak te rreshjeve te panderprera dhe shkarkimeve te detyrueshme nga hidrocentrali i Vaut te Dejes.

Demet materiale ato ne 4060 hektaret e tokave bujqesore te permbytura dhe ne bageti jane te pallogaritshme. Gadishmeria e shtabit te emergjencave eshte maksimale per te shmangur rrezikimin e jeteve te banoreve te zones.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›