Thethi i bllokuar e semura shpetohet nga helikopteri
Prej rreth 1 muaji ne fakt fshati Theth i komunes Shale eshte i izoluar nga qendra me e afert e madhe prane tij per shkak te bores dhe te ujit. Jane rreth 700 banore te kesaj zone qe prej nje muaji qendrojne te bllokuar pasi rruga qe e lidh kete fshat me Malesine e Madhe eshte bllokuar nga debora nderkohe qe edhe rruga tjeter qe e lidh me Shkodren eshte e bllokuar nga prurjet e lumit Shale. I vetmi mjet komunikimi mes banoreve eshte telefoni celular ndersa per rastet e semundjeve nderhyrja behet me ane te helikopterit. Prej rreth nje muaji situata ne fshatin Theth eshte shqetesuese - u shpreh dje kryekomunari i Shales Dede Tonaj. - Me banoret e zones ne komunikojme vetem me ane te telefonave celulare ne lidhje me hallet qe ata kane si ne furnizimin me ushqime ashtu edhe ne raste semundjesh. Reshjet e debores te rena ditet e fundit kane bllokuar qafen e Thores nepermjet se ciles banoret e Thethit komunikojne me Malesine e Madhe dhe me tej. E nderkohe qe ekziston edhe nje rruge tjeter nga drejtimi i komunes Postrribe nga Prekali per tu lidhur me Shkodren por prurjet e lumit Shale kane bllokuar totalisht rrugen qe lidh kete fshat me qendren e komunes Shale. Me perjashtim te furnizimit me ushqime per te cilat banoret i kane marre masat me kohe problemi qendron ne raste semundjesh kur duhet nderhyrja e mjekut. Sot patem nje rast urgjent me nje grua te semure por fatmiresisht Ministria e Shendetesise na u pergjigj duke derguar me shpejtesi nje helikopter me personelin perkates. Por nuk mendoj se eshte normale qe per cdo rast duhet te mbesim ne ndihmen dhe gatishmerine e mjekeve qe vijne me helikoptere. Jo se ata nuk vijne por mund te ndodhe qe te kete edhe raste te tjera ndaj dhe duhet menduar mire se dimri eshte i gjate e keshtu nuk vazhdohet perfundon Tonaj. E njejta situate vazhdon te jete problematike edhe ne zonen e Kelmendit e sidomos ne ate te Vermoshit dhe disa fshatrave perreth. Shembja e urave rruga nacionale e demtuar ne nje gjatesi rreth 20 km tokat bujqesore te mbuluara me gure zalli te sjella nga perrenjte malore apo mungesa e mjekut jane disa nga problemet qe ka edhe kjo zone veriore. Nderkohe drejtuesit e pushteteve vendore te komunave te izoluara japin alarmin se ato e kane te pamundur qe te nderhyjne per te permiresuar situaten me fondet e pakta qe kane ne dispozicion.
SHKODER/RITVAN DIBRA