E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shijak, në pranga një shtetas i dyshuar për zjarrvënie

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit njofton se, ka arrestuar një shtetas që ndezi zjarr në fshatin Shetel, ku u dogj një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.

Në një njoftim për shtyp, policia bën të ditur se, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi: -M. M., 38 vjeç, banues në Shetel, Shijak, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›