E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fle dhe zgjohet e mbytur në mbeturina, vijon hedhja rrugëve (FOTO)

ndotja-kryesoreTiranë- Gazeta IDEA nuk do të rreshtë së denoncuari ndotjen në çdo cep të kryeqytetit, por jo vetëm.

Në fokus të denoncimit të ditës së sotme, në adresën tonë të e mail-it kanë ardhur disa fotografi që tregojnë hedhjen e mbeturinave rrugëve të kryqytetitk, ditën edhe natën.

Këto foto janë marrë në rrugën e Barrikadave përballë gjimnazit ‘Sami Frashëri’ dhe përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Tirana është e mbushur me mbeturina çdo orë të ditës, pavarësisht pastrimit të punonjësve të Bashkisë, qytetarët ende të papërgjegjshëm vijojnë hedhjen pa kriter të tyre duke ndotur ambjentin tonë të përbashkët.

Gazeta IDEA fton të gjithë lexuesit e saj të denoncojnë ndotjen në Shqipërinë tonë, duke dërguar fotografi në adresën tonë të e mail-it, për një ambjent më të pastër, që na përket të gjithëve…

Tirana fle dhe zgjohet e 'mbytur' në mbeturina, vijon hedhja rrugëve (FOTO)

Tirana fle dhe zgjohet e 'mbytur' në mbeturina, vijon hedhja rrugëve (FOTO) ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›