E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak zbardhet vrasja e dyfishte. Pranga autorit

Hysen Shera 53 vjec eshte vrasesi i Fatmir dhe Izmir Sules babe e bir nje jave me pare. Ngjarja e rende ndodhi ne vendin e quajtur 4 Rruget e Shijakut dhe autori tashme i vertetuar ne baze te provave shkencore ka qene fqinj me viktimit. Vrasja ka qene e paramenduar dhe ka motivet e saj jane banale pasi autori tre muaj para vrasjes kishte shkembyer fjale me viktimat dhe nuk komunikonte me me ta prej asaj kohe.

Nga teresia e veprimeve hetimore procedurave te kryera si dhe ne baze te provave shkencore te grumbulluara rezulton se ky shtetsa per motive banale ka vrare me arme zjarri shtetasin Fatmis Sulaj 50 vjec dhe djalin e tij Izmet Sulaj 18 vjec pasi para disa muajsh mes tyre ka pasur nje konflikt per motive banale. Gjithashtu rezulton se shtetasi Hysen Shera dyshohet si autor I nje tjeter vrasjeje te kryer ne vitin 96 ne rrethin e Krujes per motive gjakmarrjeje ngjarje ne te cilen ka mbetur I vrare me arme zjarri shtetasi LUtfi Meta. Lidhur me kete ngjarje ky shtetas ka kryer nje periudhe prej 33 muajsh paraburgim dhe me pas eshte liruar per mungese provash tha Aleks Hajdari drejtor i policise se qarkut Durres.

Deshmitaret ne vendin e ngjarjes nje jave me pare pershkuan fizikun e vrasesit gjakftohte dhe largimin e tij neper rrugicat e lagjes policia pas ngjarjes shoqeroi 20 persona marrja ne pyetje e te cileve coi ne identifikimin e autorit te vrasjes se dyfishte.

Aleks kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›