E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret marrin shume ilace. Rimbursimi bien antibiotiket

Te dhenat e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor por edhe studimet e Bankes Boterore tregojne se shqiptaret konsumojne shume barna pa menduar edhe per efektet e tyre anesore. Grupi i medikamenteve me te perdorura ne popullaten shqiptare eshte ai i antibiotikeve. Ne diten europiane te ndergjegjesimit per perdorimin e ketij grupi barnash autoritetet e shendetesise thone se ne popullaten shqiptare po vihet re nje tendence e re. Pavarsisht se ne listen e barnave te rimbursueshme numri i antibiotikeve ka ardhur ne rritje perdorimi i tyre po shkon ne renie.

Persa i perket antibiotikeve ne pavaresisht se ne vite numri i antibiotikeve ne listen e rimbursimit ka ardhur ne rritje si numer perdorimi dhe pershkrimi i antibiotikeve si pasoje e kesaj renie qe ka ndodhur ne vitet pas 2007 ka ardhur ne renie. Pra ka qene nje pershkrim shume i kudjesshem per sa i perket antibiotikeve te listes se rimbursimit. Renia e pershkrimeve te tyre ka arritur ne pothuajse gjysem per gjysem tha Elvana Hana drejtoreshe e ISKSH-se.

Kjo tendence pozitive e ndergjegjesimit te mjekeve te familjes vjen pas nisjes se reformes ne sherbimin shendetesor paresor pasi mjeku i familjes nuk eshte me thjesht nje pershkrues recetash por ka mare rolin qe i takon ne sistem duke konsultuar pacientet dhe jo ne cdo rast duke dhene medikamente pa kriter. Te dhenat e ISKSH-se tregojne per nje ulje te pershkrimit te recetave me rimbursim krahasuar me numrin e vizitave te pacienteve. Nga 1 vizite me 1 recete para nisjes se reformes sot ky raport eshte 1 me 0.6.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›