E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Parvanov: Ok Korridorit 8-te

Shqiperia dhe Bullgaria konsiderojne se Korridori 8 do te bashkoje fuqimisht vendet e rajonit mes tyre. Presidenti Bamir Topi dhe homologu bullgar Parvanov, deklaruan dje se Korridori i 8-te eshte i nje rendesie te madhe dhe perfundimi i projektit gjigant do te afronte me shume vendet e rajonit. "Korridori 8-te eshte shume i rendesishem dhe do te sjelle vetem efekte pozitive, qofte ne levizjen e mallrave, infrastrukturen por edhe ne percjelljen e gazit dhe naftes", u shpreh kreu shqiptar, Bamir Topi ne konferencen e perbashket per shtyp. Sipas kreut te shtetit shqiptar, korridori jo vetem qe afron vendet e rajonit, por edhe Shqiperine me BE-ne, duke qene se Bullgaria eshte vend anetar i Unionit. Me kete rast Topi kerkoi nga Parvanov qe te loboje per realizimin e ketij projekti. Nga ana e tij Parvanov konfirmoi se per projektin gjigant ka perfitime te medha. Presidenti Topi tha se marredheniet e Shqiperise me Bullgarine jane ne nivele te mira, por sipas Topit keto marredhenie duhet te konkretizohen ne intensifikimin e metejshem si dhe ne thellimin e shkembimeve tregtare. "Prania ime ketu eshte deshmi per mbeshtetjen, per integrimin e Shqiperise ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Gezohem qe se shpejti do te jemi jo vetem vende mike, por edhe vende aleate", theksoi Presidenti bullgar Parvanov. Ndersa Topi i ka kerkuar Bullgarise liberalizimin e vizave per shqiptaret. "Sa me shpejt te jete e mundur te kemi liberalizim total te vizave, ne menyre qe cdo qytetare shqiptare te kete mundesi te leviz lirisht", tha Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›