Shira dhe kthjellime te shkurtra, deri ne fundjave
TIRANË - Shirat jane rikthyer gjate dites se djeshme duke perfshire te gjithe vendin por deri ne mbarim te dites, sasite me te medha te shirave do te bien ne veriperendim dhe ne zonen e ulet veriperendimore ndersa, pjesa tjeter e vendit, do te marre sasi me te pakta shirash. Vranesirat dhe shirat si edhe kthjellimet afat-shkurtra do te na shoqerojne edhe te enjten. Diten e premte por edhe ne fundjave, atmosfera do te jete jo-stabel per sa i perket tablose se reshjeve por kjo pjese e javes do te sjelle sasi te me pakta shirash, si dhe do te kete me shume ore te kthjelleta, sesa fillimi i javes.
Per sa i perket temperaturave te ajrit, ato do te kene nje rritje te lehte dhe graduale deri te premten kur pritet nje renie e ndjeshme e tyre ndersa ne fundjave, do te jemi ne masa ajrore, relativisht te ngrohta. Konkretisht, gjate kesaj jave temperaturat ne zona te ndryshme te vendit, do te luhaten ne vlerat e meposhtme:
Problematike do te mbetet shpejtesia e eres, e cila gjate gjithe kesaj jave do te arrije mesatarisht 45 km/h por paraditen e se enjtes, pritet qe ne det, era te arrije deri 60 km/h. Kjo, do te beje qe deti te jete i dallgezuar, me nje maksimum te dallgeve prej 3.0 metra, gjate dites se enjte ne kanalin e Otrantos ndersa, ditet e tjera, dallget do te arrijne mesatarisht 2 .0 metra.
Moti, temperaturat
Zonat Min Max
Zonat malore 4 °C 14°C
Zona e ulet 8°C 20 °C
Bregdeti 10 °C 21 °C