E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijaku racional ne moralin Shelgu dhe kungulli

Ne kroniken e perditshme te kryeqytetit nuk qellon te prezantohet bujshem ndonje natyre filmi per femije dhe tju dedikohet atyre vizatimi. Duke shpirtezuar shelgun pemet dhe natyren rreth tij duke vene ne gojen e personazhit shelg larasken apo kungullin fjale dhe dialoge qe i pershtaten moshes feminore - piktori-regjisor Betrand Shijaku ka prezantuar dy net me pare premieren e filmit te ri Shelgu dhe kungulli me producent Genti Gjonaj nje bashkepunim midis shtepise filmike Bota shqiptare me Qendren Kombetare te Kinematografise. Ne njoftimin per shtyp ku behet e ditur lajmi per mediat pasi eshte dhene premiere thuhet se kane marre pjese regjisore dhe piktore. Dhe ato pak fjale qe mund te jene thene si rasti i regjisorit Kujtim Gjonaj nuk ka ndonje sensibilizim te madh sidomos edhe artistik pervec faktit inkurajues e Shijaku ka ardhur gjithmone ne rritje si regjisor ne kete fushe dhe se animacioni shqiptar po shenon arritje gjithashtu. Shijaku ne fakt eshte nje nga njerezit me aktive ne kete fushe qe shpesh ka sensibilzuar ne media se cfare po ndodh me animimin pse ka aq indiferentizem ne percjellje Filmi me kohezgjatje prej 12 minutash u ndoq me mjaft interes nga te pranishmit te cilit vleresuan kete krijim te ri per arritjen artistike dhe edukative qe percjell tek shikuesit e vegjel qe nuk munguan edhe ne kete premiere mbreselenese. Shelgu dhe kungulli eshte nje fabul e thjeshte por qe ngerthen brenda saj mesazhe me interes edukativ per femijet e moshes se vogel. Duke mos dale nga suaza e gjinise se fabules filmi i animuar i mbeshtetur mbi kete fabul ruan nuancat e nje tregimi sa racional aq edhe te thjeshte ku imagjinata te krijon hapesira te shprehesh e shpalosesh mesazhe sa interesante aq dhe intriguese per moshen e vogel. Ideja se askush nuk duhet te kerkoje e te mbaje mbi shpatulla ate qe nuk mund ta mbaje eshte sa e drejte dhe racionale. Kjo fabul e shelgut qe deshironte te pushtonte hapesiren e madhe na kujton fabulen me breshken qe deshironte te fluturonte duke pare me zili shqiponjen e shume fabula te tjera qe tregojne idene se askush nuk duhet te kerkoje ate qe smund ta kete te jete ai qe smund te jete. Pra shelgu eshte shelg ashtu si plepi eshte plep lisi eshte lis apo luani eshte luan etj. Pra kjo eshte nje ide qe transmetohet tek te vegjlit me metafora te forta dhe mjete shprehese sinjifikative. Keto dhe ide te tjera qe mbart fabula ne vetvete percillen ne imazhin filmik nepermjet personazheve te goditur shelgu mjeran por mendjemadh laraska tinezare apo kungulli qe nuk eshte gje tjeter vecse nje kungull. Mbi marredhenien qe ndertohen midis ketyre tre personazheve ku padyshim humori dhe e qeshura ne marredheniet ne mes tyre vjen natyrshem dhe plot vertetesi. Figura e eres simbolizon fatin i cili hera- heres behet deciziv ne fabul. Por ideja per te qene ne qender te vemendjes fudulleku mendjemadhesia e shelgut zberthejne mesazhin e vepres qe ne jete duhet te jemi realiste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›