E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kamëz, plagoset në krah 15-vjeçari

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kamëz, plagoset në krah

Një sherr me thika ka ndodhur në në ambientet e jashtme të shkollës "Ahmet Zogu” në Kamëz. Paraprakisht bëhet me dije se një 18 vjeçar ka goditur me thikë një 15 vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës "Ahmet Zogu", janë konfliktuar dy nxënës shkolle.Gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›