E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te luftosh per te humbur

Nga Francis Wikinson
Nese pjese te fjalimit te fitores se Hillari Klintonit pas betejes se Nju Hempshajerit dukeshin krejt te pavolitshme dhe te papershtashme, ka shume te ngjare sepse ajo i veshi vetes kostumin retorik te huajtur nga Obama. Me theksin e ri mbi "ndryshimin" dhe nje theksim edhe me te ri akoma mbi aksionin politik favorit te Obames, Klinton provoi se ishte e afte te pershtatej per te kaluar testin e vendosur perpara kandidatures se saj nga Obama. Por ndoshta ajo mund te mos jete e afte te ndryshoje mjaftueshem per te permbushur nje sfide edhe me te paparashikuar nga republikanet, fushata surprize e te cileve e ka ndryshuar tashme tablone e zgjedhjeve paraprake te te dy kampeve.
Per me shume se nje vit, Klinton e ka bazuar nje pjese te mire te fushates se saj mbi aftesite e saj per t'iu shmangur sulmeve politike qe demokratet i tremben Partise Republikane, nen ish-kryestrategun e saj, Karl Rove. Ne kete vazhde, Klinton i ka siguruar votuesit se ajo eshte e vetmja kandidate demokrate qe eshte "verifikuar" dhe ka dale e afte te duroje makinen e sulmeve te krahut te djathte. Por ne menyre interesante, kjo makine mund te konsiderohet si mjaft e urte kohet e fundit.
Ne garen republikane ne Iowa dhe Nju Hempshajer, zhurma e ashper partizane e dy dhjetevjecareve te fundit ishte gati e mekur. Klinton mund te jete fortifikuar pas nje vije politike Maginot*, duke u pergatitur te munde nje kundershtar, qe ne fakt po parashikon nje manover te re me te guximshme per te fituar.
Kandidatet republikane me nje "dell ndryshe" po veniten shpejt. Mit Romnei , kandidati i vetem qe perdor fjalen "praktikante" ne nje deklarate publike lidhur me Klintonin, eshte ne telashe per vete. Rudi Xhuliani ka perqafuar retoriken me anti-demokratike krahasuar me te gjithe republikanet e tjere, por ka marre shume pak vota. Ne te kundert, kur Majk Hukabi hipi ne tribune ne Des Moines per te deklaruar fitoren ne zgjedhjet paraprake republikane ne Iowa, nuk permendi "koka te prera". Pasi siguroi fitoren me votat e nje blloku te njohur zyrtarisht si "e djathta fetare", Hukabi nuk demonizoi as demokratet, as liberalet apo gejet. Ai preferoi te citonte me mire G. K. Chestertonin mbi dashurine.
Ndersa te enjten, Xhon McCain siguroi fitoren ne kampin republikan ne Nju Hempshajer, pas nje fushate ku ne pergjithesi u shmangen sulmet ndaj demokrateve. Nje moment tipik ishte nje diskutim i gjate, i matur dhe absolutisht civil i McCain me nje protestues antilufte ne nje nga aktivitetet e tij te fushates. McCain, ekspert ne politikat ushtarake nuk e shnderroi ne nje shembull pa vlere diskutimin me civilin. Perkundrazi ai beri praktikisht nje shnderrim politik. Shnderrimi perfundoi me protestuesin qe i uroi McCain-it sukses ne garen e tij kunder Romneit. Naten e zgjedhjeve, ai pershendeti si kandidatet demokrate edhe armiqte e tij republikane.
A do te mundet Hillari Klinton te pershtase imazhin dhe fushaten e saj per te triumfuar ndaj nje republikani, qe sulmon me bomba dashurie ne vend te ceshtjeve pyka? Fushata e Zonjes Klinton tregon se eksperienca e saj ne kulturen e luftrave te viteve '90-te, pozicioni i saj i patundur ndaj luftes, dhe rrenjet e thella ne politikat e partise do te jene nje aset ne ate qe konsiderohet si nje ndeshje partizane per vdekje. Por ajo mund te dredhoje ndonjehere. Diten perpara zgjedhjeve ne Nju Hempshajer, ajo vuri ne shenjester Obamen, por goditi ne te kundert kujtimin e Dr. Martin Luter Kingut, duke zemeruar James Clyburn, nje politikan me ngjyre me influence ne Karolinen e Jugut, ku do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.
Nese Hukabi dhe McCain vazhdojne te ruajne ritmin per krahun republikan, Klinton do ta kete te veshtire t'i shpetoje te kaluares partizane qe ajo simbolizon pa deshiren e saj. Rezultatet negative te sondazheve jane me te larta se te cdo kandidati tjeter qe garon per president. Ato duken gjithashtu me te pandryshueshme. Po te marrim parasysh se baza republikane eshte tkurrur qe prej 2004, nga pikepamja strategjike eshte e arsyeshme dhe me sens qe kandidatet te bejne fushate ne menyre ekspansive. Gjithsesi, ky stil i ri republikan nuk ka te beje vetem me zgjedhjet e pergjithshme. Ndersa beteja parrtizane terhiqet, roli i luftetarit ne te dyja partite zvogelohet. Si rrjedhim, votuesit demokrate te zgjedhjeve eleminatore mund ta konsiderojne pretendimin e Obames per ta lene pas besnikerine partiake me teper mendjeholle se sa naiv.
Nje nga momentet me imponuese, ne mos po me befasuese te stines se fushates ishte kur Barak Obama dhe Majk Hukabi mbajten fjalimet e fitores ne Iowa. Nga pikepamja politike, dy burrat nuk kane shume gjera te perbashketa, megjithate, ata mbajten fjalime te tilla, qe secili kandidat mund t'i kishte bere me fjalet e tjetrit me bindje, madje me pasion. Ciniket pyesin nese kishte thelb nen retoriken e tyre, por ne politikat presidenciale toni perben thelbin.
Nuk ka garanci qe kjo miresjellje e cuditshme dhe e mrekullueshme do te zgjase. Por as nuk mund te konsiderohet thjesht si ceshtje fati.
Republikanet duken po aq te rraskapitur sa demokratet nga vitet Bush. Nese ky moment delikat do te zgjase, presidenti i ardhshem do te jete kandidati, personaliteti dhe politikat e te cilit do te jene ura me e fuqishme mes amerikaneve te percare politikisht. Hillari Klinton eshte mjaft e fuqishme per ta perballuar trafikun. Por deri sa larg mund te zgjatet ajo?
*Maginot - nje vije fortifikatash (ndertesa shume te forta per perdorim nga nje ushtri) te ndertuara perpara Luftes se Dyte Boterore per te mbrojtur bregun lindor te Frances kunder Gjermanise. Nuk ishte efektive, sepse ushtria gjermane e shmangu, duke kaluar permes Belgjikes.
Marre nga "The New York Times"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›