E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te bashkuar rrezohemi

Nga Paul Burka
Me humbjen e zgjedhjeve per nominimin e kandidateve presidenciale ne Nju Hempshajer javen e kaluar, Barak Obama u gjend ne pozita te njejta me nje kundershtar, politiken e te cilit ai e ka kundershtuar shpeshhere: Xhorxh W. Bushin. Sikurse presidenti Bush ne vitin 2000, Obama perfundoi i dyti ne nje gare qe ai priste ta fitonte bindshem. Ky nuk eshte aspekti i vetem ku Obama i ngjan Bushit. Senatori demokrat i Ilinoisit duket se ka mesuar mjaft nga fushata e pare presidenciale e republikanit nga Teksasi.
Z.Bush u veteshpall ne fushaten e vitit 2000 si lider "bashkues dhe jo percares" dhe Obama, ndersa me kujdes shmang fjalen "bashkues", tete vjet me vone jep nje mesazh te ngjashem. Vetem se ndersa mesazhi i Bushit per nje konservatorizem te meshirshem u drejtohej shume demokrateve dhe liberaleve te pavarur, shpresa politike e Obames duket se carmatos republikanet dhe te pavarurit me prirje te djathta.
Fatkeqesisht per ata konservatore te joshur nga mesazhi per bashkim i Obames, ai duket se nuk do te jete ne gjendje ta beje kete. Sikurse presidenti Bush nuk mundi te bashkonte Uashingtonin, perkundrazi perfundoi duke ndikuar ne percarjen e tij, po keshtu edhe Obames me ne fund do t'i duhet te pranoje se konflikti, me shume se bashkimi, eshte nje gjendje e natyrshme ne politike. Ne nje fare menyre kam arritur te fajesoj veten pasi besova se Bushi mund te ishte nje bashkues dhe jo percares. Po te shohim ne retrospektive ai rezulton te ishte nje percares edhe ne Teksas. Madje edhe ndersa punonte me demokratet, ai shkaterroi partine Demokratike ne Teksas me personalitetin e tij.
Kur Bushi shpalli kandidaturen e tij per guvernator perballe Ann Richards ne vitin 1993, Demokratet dominonin zyrat e administrates shteterore dhe gezonin shumicen ne dy dhomat e Kongresit. Kur u largua per ne Uashington, demokratet nuk dominonin me zyrat, kishin humbur kontrollin e Senatit dhe pak kohe me pas humben edhe Dhomen e Perfaqesuesve. Ai e arriti kete permes personalitetit te tij mjaft popullor, qe ishte aq madheshtor sa demokratet nuk guxuan te ishin demokrate dhe shume shpejt mbeten shume pak per te folur kunder tij, me perjashtim te afrikaneve amerikane dhe hispanikeve. Edhe sot e kesaj dite partia demokratike nuk e ka marre veten.
Deklarata e Bushit se kishte drejtuar Teksasin ne nje fryme bipartizane bazohej ne historine e tij te bashkepunimit me lideret legjislative demokrate. Dhe vullneti i mire ishte i sinqerte. Lidershipi demokrat pranoi propozimet e tij dhe guvernatori Bush nuk u perzie me iniciativat e zakonshme legjislative, perfshi edhe buxhetin e shtetit. Si kandidat presidencial, zoti Bush paralajmeroi Tom DeLay dhe lidere te tjere te Kongresit qe te mos balanconin buxhetin ne kurriz te te varferve. Pas ardhjes ne krye te Shtepise se Bardhe ai siguroi nje mbeshtetje te ndjeshme te demokrateve lidhur me reagimin ndaj sulmeve terroriste te 11 shtatorit, per "Aktin Patriotik" dhe ligjin "Asnje femije i harruar". Por ne vitin e dyte te mandatit te tij te pare presidencial, nocioni se Bushi ishte nje bashkues shpejt u fshi nga kujtesa.
Presidenti zhvilloi nje fushate te fuqishme ne zgjedhjet e 2002 per te kontribuar qe republikanet te rimerrnin nen kontroll Senatin. Perplasjet lidhur me ceshtje thelbesore si lufta ne Irak dhe riemerimi i gjykatesve nuk lejuan nje afrim te ri te presidentit me demokratet.
Ne nje sistem parlamentar shumepartiak, nje lider i zoti mund te formoje, shperbeje dhe riorganizoje koalicione qeverisese, por ne sistemin politik te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, detyra e shumices eshte mbaje pushtetin, ndersa detyra e pakices eshte te fitoje pushtetin. Kjo mund t'i sherbeje interesit te pakices per te bashkepunuar ne momente te vecanta, por ne parim opozita mund te avancoje vetem duke kundershtuar punen e qeverise.
Ne nje bote te internetit dhe mediave, Obama, apo kushdo tjeter qe hyn ne politike, po ben premtime qe nuk mund t'i mbaje kur thote se deshiron te punoje me palen tjeter. Padyshim, ka momente kur politikanet shohin ne te miren e perbashket dhe te dy palet dalin ne perfundimin se kompromisi eshte ne interesin e tyre. Ne pergjithesi, natyra e politikes amerikane eshte dhe duhet te jete kundershtuese. Per shume liberale dhe te pavarur, mesimi nga nje konservatorizem i meshirshem dhe presidenca e Bushit ka qene nje prove qe arsyeton me shume se retorika e fushates. Konservatoret qe jane joshur nga shpresa politike e Obames duhet te jene te zgjuar ta mbajne mend kete.

Marre nga "The New York Times"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›