Vrasja ne Fushe Kruje nje nga pistat konflitet e viktimes
FUSHE-KRUJE ndash Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve te ekzekutimit te 37 vjecarit nga Fushe-Kruja. Sipas policise viktima e atentatit me pistolete Ardian Kadiu ishte banor i Fushe-Krujes i martuar dhe me femije. Nga te njejtat burime konfirmohet se ngjarja ka ndodhur ne oren 1730 te dites se premte teksa Kadiu po ecte ne kembe drejt shtepise. Ne momentin e krimit nuk ka pasur persona prane vendit te ngjarjes. Pas krismave disa banore i kane afruar ndihme viktimes dhe e kane derguar ne ambulancen e qytetit. Me pas ai eshte transferuar per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku ka nderruar jete. Per policine viktima rezulton njeri jo problematik dhe i rregullt. Nje nga pistat e hetimit eshte ajo e nje konflikti te mundshem te tij me nje ose disa persona para disa ditesh.
s.g/BalkanWeb
s.g/BalkanWeb