E Diel, 1 Nëntor 2026

Shirat shembin shtëpinë, familja me 6 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Bulqizë- Rreshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë këtyre ditëve kanë shkatuar dëme të shumta materiale, madje edhe dëmtime banesash.

Një shtëpi në fshatin Lejçan në Bulqizë është shkatërruar plotësisht dhe një familje prej 6 pjesëtarësh jeton në qiell të hapur prej dy ditësh.

Kryefamiljari Kongres Mija, 44 vjeç, është detyruar sot të largohet sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijët tek disa të afërm në një fshat tjetër.

Vetë ai është shprehur se nuk ka asnjë mundësi për të ndërtuar një shtëpi të re, ndërsa ka apelur për ndihmë nga pushteti lokal. Mija shprehet i shqetësuar se jeton vetëm me 2 mijë lekë ndihmë ekonomike, ndërsa situata pritet të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim pasi në këtë zonë bien rreshje të shumta bore.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›