Për hir të Shtetit

Me këtë rast ai ka folur për temat e takimit të cilat janë diskutuar në këtë takim, ndërkohë ka shtuar se nuk e ka merak që të takohet me Daçiqin, por e bën për interes të Kosovës.
Ai ka thënë se raportimin po e bënë para deputetëve duke respektuar pikën pesë të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës.
Thaçi ka thënë se nuk vuan për t’u takuar me kryeministrin serb, por ai ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë peng i së kaluar.
“Unë personalisht nuk vuaj nga ndonjë nostaligji për të takuar udhëheqësit e ndonjë shtetit që ka shkaktuar gjenocid. E kam thënë që kujtesa e jonë për njerëzit e vrarë dhe të zhdukurit, kurrë nuk do të harrohet. Shteti i ynë i ka gjithë mekanizmat e sigurisë, por jemi pajtuar se e kaluara e hidhur nuk duhet të na mbaj peng të ardhmen. Që kjo të ndodh patjetër duhet të kemi fqinjësi të mirë duke përshirë edhe Serbinë. Unë si kryeministër nuk do të udhëheqja një proces të tillë po që se nuk u përmbushnin disa kushte”, ka theksuar Thaçi.
Për më tepër, ai ka thënë se është kërkuar garanca ndërkombëtare që ky proces të jetë i strukturuar dhe i barabartë.
Sipas tij, involvimi i thellë i krye diplomacisë amerikane dhe evropiane garanton këtë proces.
Shefi i Qeverisë ka thënë se është kërkuar të implementohen marrëveshjet e arritura dhe, sipas tij, Serbia është e obliguar nga BE-ja që të përmbush këto marrëveshje.
Lidhur me takimin, ai ka sqaruar se çka është biseduar.
“Takimi u fokusuar në kornizën e bisedimeve të temave. Bisedimet nuk janë për statusin dhe që cenojnë integritetin. Çështjet që janë ngritur nga Ashton dhe janë diskutuar janë, zbatimi në praktik i gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, zbardhja e fatit të të pagjeturve, zhbërja e strukturave paralele, mospengimi për anëtarësimin në organizatat, trashëgimia kulturore, arritja e marrëveshjes në fushën e telekomunikacionit dhe hapja e zyrave ndërlidhëse në Beograd dhe Prishtinë”, ka thënë ai.
Ai ka ripërsëritur se nuk ka ndonjë mall ta takoj Daçiqin.
“Nuk me ka marr ndonjë mall apo ndonjë zhig për të folur me Daçiqin, por dialogu na dërgon në një rrugë për anëtarësim në BE dhe NATO. Këto takime nuk janë fare populiste, janë të rëndë për mua, por të dobishme për vendin tonë Kosovën”, ka thënë kryeministri.
Ai ka vlerësuar lartë vizitën e sekretares Hillary Clinton dhe Baroneshës Catherine Ashton, duke i falënderuar ato.
Gjithashtu, ai falënderuar edhe spektrin politik dhe u ka bërë thirrje që të jenë së bashku në këto procese.
Thaçi informon Kuvendin për takimin me Daçiqin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçit nga foltorja e Kuvendit të Kosovës pritet t’i informojë deputetët e këtij institucioni për takimin që ka pasur më 19 tetor me kryeministrin Ivica Daçiq.
Gjatë këtij informimi kryeministri Thaçi pritet të inkurajohet nga deputetët e partive në pushtet, ndërkaq do të kritikohet nga deputetët opozitarë, sidomos nga ata të Lëvizjes Vetëvendosje!, të cilët janë deklaruar kundër dialogut dhe kundër takimit me Daçiqin.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë seancës së sotme plenare pritet t’i informojë deputetët e Kuvendit të Kosovës për takimin që ka zhvilluar me 19 tetor me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel, nën ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.