E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, projekt për rivitalizimi e kalasë së qytetit

Është prezantuar në qytetin e Elbasanit, libri i cili mbart edhe një projekte për rivitalizimi e kalasë së këtij qyteti, duke ruajtur njëkohësisht edhe vlerat e lashtësisë që kjo kala mbart. I pranishëm në ceremoni ishte edhe ministri i ri i Kulturës Ardian Turku. 

ELBASAN- Rivitalizimi i kalasë së qytetit të Elbasanit nëpërmjet një projekt i cili mbart historinë e këtij qyteti të lashtë ka qenë libri i prezantuar për stafin pedagogjik të Univeristetit të Elbasanit, si dhe studentët e tij. Në përurimin e këtij studimi të botuar për kalanë e qytetit si një udhërrëfyes për restaurimin e saj në të ardhmen kanë qenë të pranishëm ministri i ri Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ardian Turku, përfaqësuesi i ambasadës Italiane të akredituar në Shqipëri prof. Adriano Ciani, si dhe profesori i Universitetit të Pizës Roberto Pierini, por edhe kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini. Projekti për rivitalizimin e kalasë së Elbasanit ka qenë një bashkëfinancim dhe bashkëpunim midis tre institucioneve Universitetit të Pizës, Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe të Bashkisë së Elbasanit, të cilët me një fond prej 120 mijë euro bënë të mundur finalizimin e këtij projekti. Projekti përfshin realizimin e një libri turistik në formën e një guide ku pasqyrohet njohja, ruajtja, dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit si një nga objektet kulturore dhe muzeale të qytetit (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›