Xhani: Gjithcka e keni te shkruar qarte
Me i prere ka qene njeshi i klubit te kuq, Albert Xhani, i cili nuk ka dashur te komentoje asgje me shume sesa ajo qe eshte e shkruar ne deklarate. "E cfare t'ju them me shume. Gjithcka qe juve ju duhet dhe qe juve ju hyn ne pune e keni aty. Keni se me cfare te merreni," deklaron presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili jo rralle here ne te kaluaren ka akuzuar ekzistencen e nje sistemi qe minonte vazhdimisht klubin e kuq, ndonese ne te vertete ai e ka perjashtuar gjithmone federaten nga sistemi ne fjale.