Shiritat e deshtuar te Kryeministrit ne Shkoder

Jane disa investime te kryera nga kreu i qeverise ne qytetin verior te vendit por shume prej tyre kane rezultuar problematike pavaresisht shpresave te medha te vete banoreve
SHKODR - Pas marrjes se pushtetit ne vitin 2005 Partia Demokratike ka vendosur te investoje ne Qarkun e Shkodres ku duket se nuk ka qene e kursyer. Por te gjitha keto investime duket se kane dale te pafrytshme per banoret. do shirit i prere nga Sali Berisha ne Shkoder nuk po ecen mbare thone banore te ketij qarku e vecanerisht ata te Malesise se Madhe.
Keshtu vetem pak dite me pare e pikerisht me daten 6 nentor kryeministri i vendit preu shiritin e perfundimit te nenstacionit elektrik te Bogicit ne Koplik te Malesise se Madhe. Vlera totale e ketij investimi mesohet se ishte 11 milione euro nderkohe qe punimet ne te kishin perfunduar prej kohesh. Por prej dates 8-11 ky nenstacion nuk ka funksionuar nderkohe qe e gjithe zona e Malesise se Madhe ka qene ne erresire. Banoret bejne te ditur se energjia elektrike ne Koplik eshte kthyer vetem diten e djeshme e megjithate jo e gjithe zona arrin te mbulohet dhe ende ka probleme.
Duke pyetur me teper per mosfunksionimin e ketij nenstacioni mesohet se 4 nga 11 milione eurot e investimit per kete nenstacion jane shpenzuar per te vendosur 29 kabina elektrike ne Koplik. Por nderkohe nuk eshte realizuar lidhja e ketyre kabinave me rrjetin cka ka bere qe pavaresisht prerjes se shiritit te perurimit investimi te mos quhet i plote dhe punimet te mos quhen te perfunduara.
Nje tjeter perurim ne zonen e Mbishkodres eshte ai i rruges Dedaj-Boge 12 kilometra e gjate. Ky aks rrugor qe te con ne zonen turistike nisi te ndertohej ne vitin 2005 dhe pritej qe punimet ne te te mbylleshin me 1 qershor te vitit 2006. Por keto afate nuk u respektuan dhe punimet vijuan tre vjet e pikerisht deri ne vitin 2008 ku ky aks rrugor u perurua po nga Kryeministri Berisha. E megjithate te gjithe turistet qe jane nisur per ne Boge apo Theth nuk e kane te veshtire te kuptojne se dicka nuk shkon ne kete rruge e cila nuk eshte e gjere per tu shkembyer normalisht dy automjete dhe ne vendet ku derdhen perrenjte nuk ka vende ku te kaloje uji nen rruge.
Nje gje e tille ben qe gjate dimrit i gjithe uji i shirave si dhe i perrenjve duke ditur se kjo pjese e vendit ka intensitet te madh reshjesh te kaloje mbi aksin rrugor. Edhe reshjet e diteve te fundit e provuan edhe me mire kete pasi uji u ngjit mbi rruge. Vete banoret e zones se Boges shprehen se ne projektin e parashikuar per kete zone ishin edhe dy ura por ato nuk jane ndertuar cka ka krijuar probleme per disiplinimin e ujerave.
Nderkohe ne zonen e Nenshkodres me 2009-n u perurua ujesjellesi i fshatit ne Trush te Poshtem ku i pranishem ishte vete Kryeministri Berisha per te prere shiritin.
Por qe kur u vu ne funksionim kjo veper e cila parashikonte te furnizonte me uje te pijshem gjithe zonen e Nenshkrodres nuk e realizonte qellimin e saj nderkohe qe sapo fillojne reshjet e nisin permbytjet edhe vete ujesjellesi i nenshtrohet fatit ujor te zones duke bere qe pergjate gjithe kesaj periudhe te dale jashte funksionit. Si rrjedhoje e gjithe Nenshkodra mbetet pa uje te pijshem.
Lidhur me punet e paperfunduara shiriti i te cilave eshte prere nga Kryeministri i vendit ura e re e lumit Bune eshte nje deshmi i e qarte. Sipas vete kreut te qeverise punimet per kete ure te re dhe moderne do te perfundonin ne maj te vitit 2010 por edhe pse ndodhemi ne muajin nentor nje gje e tille nuk ka ndodhur e nderkohe punimet nuk dihet kur do te perfundojne.
Kryeministri pati peruruar edhe fillimin e punimeve ne unazen lindore te qytetit te Shkodres me 18 qershor 2009. Por pavaresisht prerjes se shirit punimet nuk filluan. Makinerite u vune ne pune vetem ne muajin prill te vitit 2010 dhe problemet e shpronesimeve qe duhet te behen nga shteti shqiptar jane te vazhdueshme. E megjithate keto jane vetem disa prej perurimeve dhe shiritave te prere nga Kryeministri shqiptar per te cilin tashme edhe ne zonen-bastion te tij Shkodren kane filluar dyshimet.