E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Shqipërisë: Më shumë koordinim në politikën e jashtme

PRISHTINË, 12 tetor/ATSH/ Presidentja Justina Shiroka-Pula e ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.

Në njoftimin e presidencës thuhet se ambasadori Malaj e uroi presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

Shiroka-Pula, ndërkaq, theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën.

“Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Presidenca bëri të ditur po ashtu se të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›