Shiroka hap dyert për vizitorët – Ka ajër të pastër, bukuri natyrore dhe cilësi në shërbim

Përgatitja për nisjen e sezonin turistik ka nisur. Jo vetëm nga ana e bizneseve por edhe institucioneve vendore.
“Në muajt vijues do të ketë një sërë aktivitetesh turistike pasi jemi në prag të hapjes së sezonit turistik”, u shpreh Renato Lumci, Drejtor i Turizmit, Bashkia Shkodër.
Bregu i liqenit po pasurohet edhe me korsinë e re dedikuar biçikletave për të cilën puna ka nisur.
Jo vetëm bukuri mahnitëse natyrore, por edhe ajër i pastër e kurativ. Të shumtë janë qytetarët Shkodranë të cilët çdo ditë zhvillojnë ecje drejt zonës turistike të Shirokës.
Investimet e viteve të fundit, ajri i pastër rrëzë malit, bukuritë e liqenit, kulinari e pasur si dhe lundrimi për të eksploruar më në thellësi liqenin janë disa prej arsyeve përse Shiroka duhet të jetë pjesë e destinacioneve këtë sezon turistik.
Gazetare: M Gjoni
/rtsh.al/