Urgjenca Kombëtare gati për emergjenca kimike e nukleare – Shqipëria pajiset me mjetet e nevojshme

Në një magazinë ka rënë zjarr si pasojë e një incidenti nga lëndët kimike brenda saj. Punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen të shuajnë zjarrin .
Në vatër askush nuk mund të futet pa mjete mbrojtëse pasi ka kontaminim. Trupat e urgjencës kombëtare përveç se do po shpëtojnë të aksidentuarit po zbulojnë përmes detektorëve llojin e lënës kimike që ta tamponojnë atë për të izoluar rrezikun e përhapjes.
Të aksidentuarit futen një e nga në tendën e dekontamimin për t‘u pastruar nga lëndët kimike që kanë në trup dhe më pas po dërgohen për mjekim në spital.
Ky është një nga demostrimet se si trupat e ndërhyrjes së shpejtë të 9 vendeve mund të ndërhyjnë në rastet kur kërcënohemi nga rreziqe të tilla
Sipas kreut të qendrës së Ekselencës së këtij projekti, Shqipëria tani ka specialistët e duhur për të ndërhyrë në raste se rrezikohemi nga emergjencat të kësaj natyre.
“Ne kemi bashkuar 9 vende për të parë se sa efektiv ka qenë trajnimi, dhe të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë kanë aftësinë për t’u përgjigjur ngjarjeve me natyrë kimike, biologjike apo radioaktive”, u shpreh Mark Salter, ekspert i Qendrës së Ekselencës në BE.
Por ajo që e bën të veçantë këtë projekt është fakti se Shqipëria do të përfitojë të gjitha mjetet e reagimit për emergjenca të kësaj natyre.
“Si tenda që shikoni pas meje, ka 3 të tilla, të cilat përdoren si vend ngjarje dhe para spitaleve, në mënyrë që të mos kontaminohen strukturat publike e që të mos sëmuren shumë njerëz. Identifikimi i lëndës që në vendngjarje do të thotë të dish sit ë ndërhysh e si ta tamponosh, kush është lënda kimike apo radioaktive e sa është niveli . Pra është një gjë shumë pozitive. Edhe pse janë ngjarje që nuk I shohim rëndom , trajnime të tilla janë të domosdoshme nisur edhe nga situatat gjeopolitike që po jetojmë”, u shpreh Skënder Brataj, Drejtor i Urgjencës Kombëtare.
Sipas autoriteteve të shëndetësisë nevoja ishte tani.
“Emergjencat nuk të lënë kohë. Në momentin që ndodh, duhet menjëherë të përgjigjemi dhe normalisht është fat i jashtëzakonshëm që stafet tona jo vetëm u trajnuan por dhe që baza materiale do të mbetet tek ne pas këtij trajnimi”, tha Entela Ramosaçaj, zv/ministre e shëndetësisë.
Urgjenca kombëtare ka sot falë këtij projekti një aset prej 75 individësh të trajnuar me eficencë të lartë për ndërhyrje nga rreziqet nukleare dhe radioaktive si dhe materialet e nevojshme.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/