E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donald Trump terhiqet nga gara presidenciale

 Edhe para se të fillojë gara për zgjedhjet presidenciale  në Shtetet e Bashkuara është tërhequr nga gara kalorësi kryesor i republikanëve. Miliarderi i njohur i pasurive të paluajtshme, Donald Tramp, ka bërë të ditur se nuk do të garojë për president të SHBA-ve, duke hequr dorë kështu nga gara për arritjen e nominimit nga Partia Republikane, për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. 
Disa nga sondazhet e publikuara  më herët e vendosnin Trump në avantazh kundrejt kandidaturave të tjera të mundshme të tilla si ajo e ish guvernatorit të Masaçusets, Mit Romnej, ish udhëheqësit të  Senatit, Njut Gingriç dhe ish guvernatorit të Minesotas, Tim Palenti.

Vendimin e tij Trump e bëri të ditur në një deklaratë me shkrim ku theksonte se besonte se do të kishte fituar nëse do të hynte në garë. Trump, është ndër përfaqsuesit kryesorë të lëvizjes "bërther" që ngre dyshime nëse Obama është lëgjitim në pozicionin si president i Shteteve të Bashkuara. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›