E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shisnin drogë në lokale, arrestohet 20-vjeçari në Shijak, shpallet në kërkim i riu

Antonio Spahiu, 20 vjeç është arrestuar ndërsa Fabion Masha, 26 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, në kuadër të operacionit policor “Repeater”.

Dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut.

Sipas policisë, 26-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.

Lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë janë sekuestruar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›