E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin ilacet e QSUT-së, pranga 2 mjekëve e farmacistes

TIRANË-Shisnin barnat e spitaleve ne QSUT duke perfituar shuma te medha parash. Kjo është arsyeja pse Task Force e anti krimit financiar në Policinë e Tiranës ka vënë në pranga 3 punonjës të shendetësisë.

Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça deklaroi sot në një konferencë për shtyp se me anë të operacionit të koduar me emrin “Klekson” u bë i mundur arrestimi i shtetasve Antonaq Zili 38 vjeç, Nikoll Koleci 43 vjeç, doktor në spitalin Onkologjik dhe Jetmira Koleci me profesionin farmaciste në Farmacinë e Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).

Sipas policisë tre të arrestuarit pasi vidhnin barnat qe ishin të destinuara për spitalet, konkretisht pacientët që trajtoheshin falas me barna ne pavionet e spitaleve dhe i shisnin ato duke përfituar shuma parash.

Gjithashtu mësohet se mjeku Nikoll Koleci duke u deklaruar se ilacet mungonin i detyronte pacientët e spitalit të blinin ilaçet në farmaci të ndryshme në Tiranë ku ai i kishte treguar ilacet e vjedhura.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e mjekut, në garazhin e makinës iu gjet një sasi e konsiderueshme medikamentesh me vlerë prej 80 milionë lekë të vjetra, të cilat ishin depozituar në ambient jo të përshtatshëm për barna.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›