E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, dy të rinj tentojnë të dhunojnë prefektin Eduart Veçani

VLORË- Prefektura e qytetit të Vlorës, është sulmuar paraditen e sotme nga dy të rinj.

Mësohet se dy të rinj pasi janë futur në ambientet e Prefekturës kanë tentuar të dhunojnë prefektin Eduart Veçani, por nuk kanë mundur. Në përpjekjen e të rinjve kanë mbetur të dhunuar disa punonjës.

Punonjësit e prefekturës kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të arrestojë dy dhunuesit emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.

Nuk mësohet  shkaku i incidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm, por burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet një konflikt për prona.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›