Shisnin kokainë, arrestohen dy vëllezër në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 14, Korçë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas të dyshuar për shitje të dozave.
Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve R. D. dhe A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
R. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
A. D., 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 41.1 gramë Kokainë, 3 celularë dhe automjeti që këta shtetas përdornin për këtë veprimtari kriminale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

