Shiste doza heroine dhe metadon të lëngshëm në Fier, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në Fier pasi shiste doza të lëndës narkotike heroinë dhe sasi metadoni i lëngshëm.
Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Liquid” pas një hetimi disa mujor nga policia e fierit.
Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan “heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam)”, njofton policia.
Kryesisht i riu i shiste dozat e drogës në lagjet “Azotiku” dhe “Kryengritja” në qytetin e Fierit.
Në pranga u vu 35-vjeçari E. N., banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/