Shiste kanabis, arrestohet adoleshenti
Policia ka arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, pasi u kap tek mbante me vete lëndë narkotike cannabis sativa, të ndara në doza. Shërbimet e anti-drogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Kejdis D., vjeç 17, banues në lagjen Perlat Rexhepi, të qytetit Shkodër, i dënuar dhe më parë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga informacionet e mbledhura dhe në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme të specialistëve të anti-drogës, 17-vjeçari, u kap në flagrancë, në lagjen Fahri Ramadni, tek qarkullonte në këmbë dhe mbante me vete lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte ndarë në 4 dosa të mbështjella në qese plasmasi farmacie.
Anila Dushi