E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi, BE: Besojmë tek Greqia

Krerët e BE-së thanë sot se janë të sigurtë që Greqia do të vazhdojë angazhimet për zbatimin e masave shtrënguese, pas njoftimit të befasishëm të qeverisë greke se ka në plan të mbajë një referendum rreth paketës ndihmëse, e cila duket se nxorri vendin nga telashet javën e kaluar.

Udhëheqësit e Eurozonës, janë pajtuar javën e kaluar ti japin Athinës edhe 130 miliardë euro dhe të shlyejnë 50 përqind nga borxhet e saj, në mënyrë që ta shpëtojnë këtë vend nga falimentimi.

Në një deklaratë të përbashkët sot, presidenti i BE-së, Herman Van Rompuj dhe shefi i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, kanë thënë: Ne besojmë plotësisht se Greqia do të zbatojë angazhimet e marra përsipër në lidhje me zonën euro dhe me komunitetin ndërkombtar.

Zyra e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, njoftoi se ky i fundit do ti telefonojë kancelares gjermane, Angela Merkel, pas njoftimeve të sotme të Greqisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›