E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet një i dënuari me 5 vite burg

SHKODER – Ndalohet një shtetas pasi ishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale të Prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe Armëmbajtje pa leje. I ndaluari është Brahim Likaj, vjeç 65, banues në fshatin Shtoj, Komuna Rrethina, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë, pasi ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim. Me vendim të formës së prerë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më , 21.02.2011, e ka dënuar me 5 vite burgim 65 vjeçarin duke e deklaruar fajtor për veprën penale të Prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe Armëmbajtje pa leje.

Kjo pasi me datë 09.10.2010, nga shërbimet policore,në banesën e Likajt  u arrit gjetja dhe sekuestrimi i një sasie prej 8.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa si dhe një arme zjarri automatik Model 56.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›