E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shiste kokainë në doza, vihet në pranga “taksisti” në Tiranë

Një 54-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Tiranës.

I arrestuari kamuflohej si taksist dhe  shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” .

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›